Bota 4 Korrik 2022, 14:11

“Jam ende gjallë”, Papa Françesku i përgjigjët pyetjeve për shëndetin: Janë thashetheme oborri

Shkruar nga Pamfleti
“Jam ende gjallë”, Papa Françesku i përgjigjët

Teksa ecte më shkopin e tij në një nga dhomat pritëse të rezidencës së Santa Marias, Papa dukej i buzëqeshur dhe me energji. Ai tha se asnjë nuk i ka thënë që është sëmurë, dhe se këto lajme të rremë janë thashetheme oborri.

Papa Francesku i është përgjigjur me humor shqetësimeve rreth shëndetit të tij. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters  ai foli për problemet shëndetsore dhe mohoi pretendimet se është me kancer, duke thënë me shaka se mjekët nuk i kishin thënë gjë për këtë.

 “Jam ende gjallë”, tha Papa me humor.

Teksa ecte më shkopin e tij në një nga dhomat pritëse të rezidencës së Santa Marias, Papa dukej i buzëqeshur dhe me energji. Ai tha se asnjë nuk i ka thënë që është sëmurë dhe se këto lajme të rremë janë thashetheme oborri.

“Nuk më kanë thënë asgjë. Ata më shpjeguan mirë çdo gjë, por jo, nuk kam kancer. Është një thashethem oborri. Shpirti i oborrit është ende këtu në Vatikan…nëse e mendon, Vatikani është oborri i fundit europian i një monarkie absolute”, shtoi Papa.

Ai dha detaje të sëmundjes së tij për herë të parë në publik, duke thënë se kishte pësuar “një frakturë të vogël” në gju kur bëri një hap të gabuar duke dëmtuar një ligament.

Papa qeshi edhe me zërat se kishte planifikuar të dorëhiqej në të ardhmen e afërt duke thënë se një mendimi tillë nuk i kishte kaluar kurrë nëpër mend. E megjithatë nuk përjashtoi mundësinë që diçka e tillë të ndodhte një ditë nëse, gjendja shëndetësore do t’ia pamundësonte punën.

Në intervistën 90-minutëshe, kreu i Selisë së Shenjtë tha se respektonte vendimin e Gjykatës së Lartë amerikane që u hoqi grave të drejtën e abortit, por tha se nuk kishte informacione të mjaftueshme për të folur nga pikëpamje juridike.

Ai gjithashtu foli për luftën në Ukrainë, duke thënë se shpresonte të vizitonte së shpejti Kievin  dhe Moskën, edhe pse deri më tani asnjë Papë nuk e ka vizituar kryeqytetin rus. Përshtati Pamfleti

Bota Interviste Papa Françesku sëmundje Vatikan