
Ish-portieri dhe kapiteni i Spanjës dhe Real Madrid, Iker Casillas ka surprizuar të gjithë, teksa përmes një mesazhi në rrjetet sociale deklaroi se ishte gej dhe se kërkonte mirëkuptimin e të gjithëve.
Sidoqoftë, besojeni apo jo, por “bomba” në të gjithë këtë histori ishte diçka tjetër. Menjëherë pasi Casillas doli hapur për seksualitetin e vet, ajo çka goditi më shumë ishte deklarata e kapitenit tjetër legjendar të Barcelonës, Carles Puyol, i cili komentonte: “Është koha të tregojmë historinë tone, Iker”.
Në botën e sportit, të paktë janë ata që kanë kurajon të deklarojnë hapur preferencat e tyre seksuale. Josh Cavallo, futbollist në Australi bëri bujë vitin e kaluar ku doli publikisht duke deklaruar se ishte gej.