Politike10 Nëntor 2022, 12:02

“Jam kundër shkurtimeve”, Braçe kritika për buxhetin: GDP-ja nuk mjafton

Shkruar nga Pamfleti
“Jam kundër shkurtimeve”, Braçe kritika për

Deputeti socialist Erion Braçe ka shfaqur mjaft rezerva për buxhetin e vitit 2023. Kuvendi po diskuton në një seancë maratonë draftin për buxhetin e ri, por sipas Braçes, duhet të bëhet rishpërndarja e të ardhurave.

Po ashtu ai tha se buxheti i vitit aktual nuk është menaxhuar si duhet.

Nuk dua të harroj që GDP-ja nuk mjafton, duhet rishpërndarja e të ardhurave. Një mjedis i degraduar nga rënia pas GDP-së dhe rënia në ndërtim, ul mirëqenien. Duhet zbatimi i buxhetit që miratojmë sot, troç duhet punë. Jam i shqetësuar për menaxhimin e buxhetit vitin e shkuar. Kjo vjen edhe prej mosrealizmit të shpenzimeve, këto janë shkurtime dhe unë jam kundër. Cilado njësi që dështon duhet marrë përgjegjësi, përfshirë përgjegjësitë publike”, tha Braçe.

Politike brace Buxheti