Sport 1 Tetor 2022, 16:30

“Jam më i shpejtë se Stërling“, Broja ankesa për FIFA-n, lojtari i Çelsit i del në krah: NUk të njohin ende vëlla (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Jam më i shpejtë se Stërling“, Broja ankesa për

“Jam më i shpejtë se Stërling“, Broja ankesa për FIFA-n, lojtari i Çelsit i del në krah: NUk të njohin ende vëlla (Video)

Publikimi i lojës së re elektronike FIFA 23 është kthyer në temë kryesore në këto ditë, në klubet e ndryshme të futbollit profesionist, ku lojtarët kanë krahasuar statistikat e tyre. Gjithmonë ka të pakënaqur dhe mes tyre është edhe Armando Broja, i cili mendon se ata që kanë bërë lojën, kanë gabuar të dhënat e tij rreth shpejtësisë.

Në një video të publikuar nga klubi, shihet një rreng që i është bërë Mejzon Maunt, duke i dorëzuar skedën e tij në FIFA 23 me të dhëna false. Por në fund të kësaj video, shfaqet Broja, i cili nuk pëlqen faktin se e kanë bërë më të ngadaltë se shumë shokë të skuadrës.

“Unë jam më i shpejtë se Sterling”, ankohet në ato çaste Broja para shokëve të skuadrës dhe gjen menjëherë mbështetjen e futbollistit të Anglisë, Ben Çilluell.

“Me shumë mundësi je. Me shumë mundësi je më i shpejti në skuadër. Por ata nuk të njohin ende vëlla”, u mundua të ngushëllonte ai sulmuesin e përfaqësueses shqiptare.

Sport Armando Broja FIFA sulmuesi kuqezi