
Janar-mars 2023; testi i Altin Dumanit për dosjet e Saliut, Ilirit, Edit, Beqjes, Mediut, “Bana King”, etj., etj...
Mjafton urdhri i Altin Dumanit ndaj prokurorëve përkatës, për t’i çuar dosjet në gjykatë, mbasi ato janë gati e nuk kanë nevojë për vonesa me hetime zvarritëse. Madje vetë prokurorët me në krye Arben Krajën, kundrejt pazareve me politikanët e lartë, me oligarkët e trafikantët nën hetim, i kanë zvarritur qëllimisht për të tejkaluar afatet e hetimit e për t’i mbyllur…
Në 3 vitet para, SPAK që bënte pazare, ka qenë përballë presionit të drejtë, të motivuar e këmbëngulës të mediave, qytetarëve e SHBA-BE, për të mos aktruar me hetime e prangosje “sardelesh”, por për të goditur “peshkaqenët” e paprekshëm të politikës e trafiqeve.
Duke parë besimin e SHBA te figura dhe integriteti i Altin Dumanit, por dhe reagimin a Ambasadores Yuri Kim, që SPAK të mos lihej nën komandën e mafies politike e oligarkike, shqiptarët besojnë se SPAK do fillojë goditjet në nivelet e larta.
Përmbushja e këtij detyrimi ligjor është në dorë të Altin Dumanit, jo se postin ia ngecën me detyrim, por e kërkoi vetë drejtimin e SPAK, me betimin publik se do hetojë e çojë para gjykatës dosjet e krimit dhe korrupsionit të krerëve të politikës, duke i dhënë fund paprekshmërisë së tyre.
Periudha janar- mars 2023, do jetë “stina” e testit të Altin Dumanit, në qëndrimin ndaj dosjeve korruptive e kriminale të Sali Berishës, Ilir Metajt, Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, Ilir Beqajt, Fatmir Mediut, Arben Imamit e Dritan Agollit të FSHZH, të cilat ish-shefi i SPAK dhe 17 pazarxhinjtë vartës të tij, i kanë hapur e lexuar si “romane” dhe i kanë mbyllur e lënë stok në raft.
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani ka gjetur në raft edhe dosjen e kompanisë “Bana King” të krye-trafikantit Trifon Murataj, të cilin ish-drejtuesi Arben Kraja nuk e procedoi në 2 raste trafikimi me 3 ton kokainë, ndërsa në rastin e tretë e shpalli në kërkim… pasi e lejoji të arratisej në Dubai.
Themi që 3 muajt e parë të vitit 2023, janë test publik për besimin te Altin Dumani, sepse mjafton urdhri tij ndaj prokurorëve përkatës për t’i çuar dosjet në gjykatë, mbasi ato janë gati e nuk kanë nevojë për vonesa me hetime urdhëruesish, autorësh, zbatuesish e provash, madje prokurorët e SPAK kanë tejkaluar qëllimisht afatet ligjore dhe për t’i mbyllur me parashkrim.
Prej 10-13 vitesh janë gati për gjykim dosja Gërdeci, 21 Janari, CEZ-DIA, Kompleksi “Partizani” dhe prej 2 vitesh janë gati landfillet, Unaza e Re, dosjet e investitorëve strategjikë, Check-up, laboratorët, pajisjet kirurgjikale, lobimet e LSI, kallëzimi i Nuredin Dumanit për Ilir Metajn si porositës vrasjesh me pagesë etj., etj…/Pamfleti