Kronike19 Dhjetor 2022, 22:09

“Janë 30 organizata kriminale shqiptare”, Karamuço: Pas dëshmive të Dumanit shumica janë larguar

Shkruar nga Pamfleti
“Janë 30 organizata kriminale shqiptare”, Karamuço: Pas

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është shprehur se në vendin tonë janë mbi 30 organizata kriminale shqiptare. Ndërkohë që shtoi se pas dëshmive të Nuredin Dumanit, shumica prej kriminelëve janë larguar nga vendi.

Sipas tij këto organizata kriminale vazhdojnë të operojnë ende në vend, pasi ata që janë larguar japin urdhra nga jashtë vendit.

Pas hapjes së dëshmive të Dumanit shumica e tyre janë larguar, veprimtaritë i bëjnë nga vendet ku janë, janë mbi 30 organizata kriminale shqiptare. Janë 98 vepra penale në ditë në një popullsi që është tkurrur diku 2.2 milionë, një shifër jo shumë e…një shifër që nuk na takon. Ne jemi të gjashtat për vrasje në Evropë, do ndryshojë dhe për të sqaruar se pse janë 43 vrasje dhe jo 61, janë shifra reale, gazetarët më jepnin shifra më të ulëta, policia jepte shifra më të larta se sa gazetarët, sepse disa prej ngjarjeve nuk janë publikuar,” tha Karamuço për emisionin “Top Story” në “Top Channel”.

Kronike Grupet Kriminale karamuço Shqiperi