Sport14 Shkurt 2022, 17:17

“Janë gjaku i lojës”, 10 mijë bileta falas në finalen e Ligës së Kampionëve, UEFA shpërblen tifozët e futbollit

Shkruar nga Pamfleti
“Janë gjaku i lojës”, 10 mijë bileta falas në

“Janë gjaku i lojës”, 10 mijë bileta falas në finalen e Ligës së Kampionëve, UEFA shpërblen tifozët e futbollit

Përmes një vendimi të pashembullt 10000 tifozë do të mund të shohin falas finalen e Ligës së Kampionëve. Ky veprim i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) është në kundërshtim me organizimin e finales së futbollit amerikan, Super Bowl, të dielën.

Biletat më të lira për këtë organizim kanë kushtuar mijëra euro. Sipas vendimit të UEFA-s, secili klub do të përfitojë 5,000 bileta për finalen që do të zhvillohet në Shën Petersburg të Rusisë më 28 maj.

Biletat duhet t’u ndahen mbështetësve besnikë dhe jo sponsorëve apo zyrtarëve të klubit. “Tifozët e futbollit janë gjaku i lojës”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin përmes një deklarate.

“Ne menduam se kështu do të kuptojmë vështirësitë që ata kanë përjetuar në dy vitet e fundit dhe përsëri kanë arritur të mbështesin ekipet e tyre dhe të jetojnë me pasion edhe kur janë larg stadiumeve”.

Grupi, Mbështetësit e Futbollit të Evropës, ka mirëpritur këtë vendim të UEFA-s, duke njohur rëndësinë e turmave gjatë ndeshjeve.

“Tifozët nuk kanë sasi të pakufizuar të parave për të shpenzuar në futboll”, ka thënë ky grup përmes një deklarate.

“Ne jemi të lumtur që me këtë veprim pozitiv, UEFA ka pranuar faktin se inflacioni i vazhdueshëm në çmimin e biletave është duke përjashtuar secilën herë e më shumë njerëz nga shikimi i ndeshjeve”.

Organi qeverisës i futbollit evropian ka njoftuar se 10,000 bileta do të vihen në dispozicion për finalen e Ligës së Kampionëve, 8,000 për finalen e Ligës së Evropës dhe 6,000 secila për finalen e Ligës së Konferencës së Evropës dhe finalen e Ligës së Kampionëve të femrave, të gjitha të ndara në mënyrë të barabartë midis klubeve finaliste.

Sport finalja e Ligës së Kampionëve tifozët e futbollit UEFA