Aktualitet 9 Janar 2023, 22:17

“Janë gjetur shuma të mëdha në disa llogari bankare”, Kreshnik Spahiu: Rozeta Dobi ka vjedhur mbi 1 mln euro

Shkruar nga Pamfleti
“Janë gjetur shuma të mëdha në disa llogari

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se ka informacione që pastrueses Rozeta Dobi i janë gjetur mbi 1 mln euro të vjedhura.

Spahiu u shpreh se janë zbuluar llogari bankare që i përkasin Dobit dhe në shumën e grabitur po llogariten edhe shpenzimet e kryera nga familja dhe makinat e blera që e çojnë shumën e grabitur në shifrën marramendëse.

Informacionet e fundit janë që pastrueses po i gjenden mbi 1 mln euro të vjedhura. Aty përfshihen disa llogari bankare dhe llogariten edhe para të e shpenzuara nga familja, sendet e blera si makina dhe llogaritet që shuma e vjedhur të shkojë në mbi 1 mln euro”, tha Spahiu në “Euronews Albania”.

Aktualitet dobi Spahiu vjedhja