Showbiz19 Prill 2019, 17:07

Janë kthyer në armiq, por Enca thotë fjalët më të mira për “nusen” e Noizyt

Shkruar nga Pamfleti

Janë kthyer në armiq, por Enca thotë fjalët më të mira për "nusen" e Noizyt

Konflikti i Noizyt dhe Enës është komentuar shumë nga mediat dhe fansat e tyre. Shpesh me postimet që bëjnë në “Instagram” ata thumbojnë keq njëri-tjetrin me ironi.

Noizy me kohë ka shprehur pëlqimin dhe dashurinë platonike që ka për këngëtaren e famshme Rihanna të cilën e quan edhe “nuse”.

Mesa duket “nusen” e tij e pëlqeka edhe Enca. Në një video të publikuar në “Instagram” ajo i ka komentuar Rihannës duke i shprehur pëlqimin dhe simpatinë që ka për të.

“Je kaq e bukur, nuk mund të ndaloj së pari këtë.”- i shkruan Enca në koment, duke i bashkëngjitur emoji me sytë me zemra.

Mesa duket edhe pse janë kthyer në armiq ata vazhdojnë të kenë ende preferenca të njëjta.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz