Showbiz21 Tetor 2019, 14:17

Jared Leto tenton të bllokojë  “Joker”-in me Joaquin Phoenix

Shkruar nga Pamfleti
Jared Leto tenton të bllokojë  “Joker”-in me Joaquin

Jared Leto nuk e ka marrë mirë lajmërimin që  Joaquin Phoenix do të ishte  “Joker”-i në filmin e ri të  Todd Phillips. Aktori që kishte interpretuar palaçon e poshtër në   “Suicide Squad” ishte i bindur se do rikthehej në rolin e personazhit edhe në dy filma të tjerë të lidhur me  DC Extented Universe. Sipas  ‘Hollywood Reporter’ Leto, përmes përfaqësuesve të tij, i ka kërkuar Warner Bros. të fshinte projektet e filmit.

Sipas revistës amerikane, Jared Leto ishte ndjerë i lënë mënjanë dhe i tradhëtuar nga Warner Bros. që lajmëroi për një film tjetër të Joker, krijoi frustrim tek aktori, i cili, i shtyrë nga zemërimi, ka kërkuar çdo mënyrë për të bllokuar dhe për të fshirë filmin e  Todd Phillips me Joaquin Phoenix.

Sipas burimeve, fillimisht, aktori fitues i çmimit  Oscar për “Dallas Buyers Club” u ankua tek agjentët e tij të  CAA (Creative Artists Agency) të cilët asokohe përfaqësonin edhe regjisorin  Todd Phillips. Më pas  Leto i ka kërkuar menaxherit të tij Irving Azoff të telefononte shefin e Warner.

Pas artikullit të ‘Hollyëood Report’, burime pranë  Jared Leto thonë se aktori nuk ka bërë kurrë një kërkesë të tillë, ndërkohë  Azoff refuzon të komentojë lidhur me çështjen. Që kur është lajmëruar për filmin, Leto është larguar nga  CAA dhe nuk punon më me Azoff.

Mesa duket ditët e tij në rolin e  Joker kanë përfunduar. Në fakt nuk do e shohim më as në të shumë priturin  “Birds of Pray” me Margot Robbie (do përdoret një kundra figurrrë për skenën kur Harley le Jokerin) dhe as në  “The Suicide Squad” të James Gunn që pritet të dalë.

Showbiz Jared Leto tenton të bllokojë  "Joker"-in me Joaquin Phoenix