Sport 7 Shkurt 2023, 20:56

Jashtë formacionit bazë dhe as në pankinë, në Itali zbulojnë prapaskenat e përjashtimit të Etrit Berishës nga ndeshjet e Torinos

Shkruar nga Pamfleti
Jashtë formacionit bazë dhe as në pankinë, në Itali

Jashtë formacionit bazë dhe as në pankinë, në Itali zbulojnë prapaskenat e përjashtimit të Etrit Berishës nga ndeshjet e Torinos

Mungesa e Etrit Berishës nga ndeshjet e fundit të Torinos, përfshirë dhe Kupën e Italisë, nuk ka qenë thjesht për arsye teknike. Mediat italiane kanë zbuluar se qendrimi jashtë formacionit apo as në pankinë i portierit në ndeshjet e fundit të torinezëve, ka ndodhur për arsye që nuk kanë lidhje me paraqitjet e tij në fushë apo stërvitje.

Sipas ”Tuttosport”, gjithçka ka lindur nga një përplasje e ndezur në stërvitje me trajnerin Juriç. Që nga ai moment, portieri është zhdukur nga listat e Torinos, i cili provoi me çdo kusht që ta shiste në janar, por pa gjetur një blerës për gardianin e kombëtares shqiptare.

Berisha nuk heq dorë nga rroga e tij prej 800 mijë eurosh në sezon që përfiton te Torino, klub ku ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Skuadrat që u interesuan për të, nuk iu afruan kësaj shifre, ndaj merkato e janarit u mbyll pa oferta konkrete për portierin i cili mbetet te Torino, por me sa duket pa pasur asnjë shans real që të zbresë në fushën e lojës deri në verë, kur do të kërkohet sistemimi i tij.

Sport Etrit Berisha portieri i kombëtares shqiptare Torino