Ambasada Amerikane ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar një sërë aktivitetesh kulturore në kuadër të Javës Amerikane.
Fillimisht ka qenë banda frymore e SHBA në sheshin “Skënderbej” e cila ka luajtur himnin shqiptar dhe atë amerikan.
Ndërkaq në mbrëmja ka vijuar me muzikë dhe këngë nga bandat e dy ushtrive.
“Grupi rrok i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara Touch n’ Go ka mbërritur në Tiranë! Ata u takuan dje me Ambasadoren Yuri Kim, e cila i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe i nxiti të shijonin bukurinë dhe mikpritjen e mahnitshme të vendit. Grupi është i emocionuar dhe gati të interpretojë për të gjithë ju! Mos harroni të na bashkoheni për koncertet e tyre publike pa pagesë në Sheshin Skënderbej nesër, në orën 19:00 dhe në Kalanë e Rozafës në Shkodër të shtunën mbrëma! Dhe na ndiqni në faqet tona për të parë se çfarë po bëjnë këtë javë ndërsa udhëtojnë nëpër Tiranë dhe Shkodër”, njoftoi më herët ambasada amerikane.