Sport 8 Tetor 2022, 22:27

Java e 5-të e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu 'poker' në Korçë, Besa dhe Korabi tension në fund për një pikë

Shkruar nga Pamfleti
Java e 5-të e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu

Janë mbyllur gjashtë nga shtatë ndeshjet e javës së 5-të në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri ku u shënuan gjithsej 16 gola.

Në Peqin, Besa dhe Korabi janë ndarë në barazim 1-1. Ntephe shënoi për vendasit, ndërsa në fundin e takimit, Hoxhaj vendosi ekuilibrat. Në pushim të pjesës së parë pati konflikt mes tifozëve dhe arbitrit Mario Shabanaj, me pjesën e dytë që nisi me vonesë.

Gjithashtu barazim, por me rrjeta të paprekura është ndarë dhe ndeshja mes Lushnjës dhe Flamurtarit në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Në sfidat e tjera, Orikumi fitoi 2-1 me Tomorin ndërsa Tërbuni dhe Apolonia barazuan 1-1 në Pukë. Turbina dhe Luzi barazuan 2-2 ndërsa Skënderbeu bëri poker 4-1 me Burrelin në Korçë, falë golave të Pusit dhe tripletës së Temitope.

Nesër luajnë Dinamo – Besëlidhja në 12:30, ndeshja e fundit e javës së 5-të. Aktualisht renditjen e kryeson Korabi dhe Tërbuni me nëntë pikë, ndërsa Dinamo ka mundësinë që me një fitore nesër të marrë kreun.

Rezultatet e Javës së 5-të

Lushnja 0-0 Flamurtari

Besa 1-1 Korabi

Tërbuni 1-1 Apollonia

Orikumi 2-1 Tomori

Turbina 1-1 Luzi 2008

Skëndërbeu 4-1 Burreli

Dinamo – Besëlidhja (Luhet nesër)

Sport #Java 5-të #Kategpria parë