Aktualitet 7 Shkurt 2023, 12:38

“Java më e ftohtë e këtij dimri”, meteorologia tregon kur do të rriten temperaturat

Shkruar nga Pamfleti
“Java më e ftohtë e këtij dimri”, meteorologia tregon

I gjithë vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe ngrica. Meteorologia Anila Gjoni se kjo është java më e ftohtë për këtë sezon të dimrit. Gjoni theksoi se temperaturat e ulëta do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës, ndërsa në dy javët e tjera pritet që të ngrihen.

Ajo tha se në vendet malore temperatura pritet që të zbresin deri në -10 gradë celsius dhe temperatura maksimale në -4.

“Do na shoqërojnë deri në fund të javës. Dita më e ftohtë ishte e hëna, që regjistroi temperatura më të ulëta në të gjithë vendin. Nesër presim që temperaturat të zbresin në bregdet në 1 gradë dhe maksimumi 8, në vendet malore minimumi është -10 dhe maksimumi -4. Kjo javë e shkurtit është java më e ftohtë e këtij dimri, pasi muaji janar u shoqërua me anomali pasi ishin më të larta se normalisht”, tha Gjoni.

Meteorologia ‘preu shpresat’ për banorët e Tiranës të cilët prisnin se këto temperatura të ulëta mund të sillnin reshje dëbore në kryeqytet.

“Dy javët që vijnë presim të kemi temperatura normale. Të enjten nuk do jenë nën zero zonat bregdetare dhe të ulëta, zonat malore temperatura minimale do vazhdojnë të qëndrojnë nën zero deri në datën 11. Kryeqyteti nuk preken nga reshjet e dëborës”, u shpreh ajo.

Aktualitet moti i keq