Showbiz30 Janar 2023, 11:28

‘Je e dashuruar me Luizin?’, përgjigja e Kiarës bën që këngëtari të ‘fluturojë’ nga gëzimi

Shkruar nga Pamfleti
‘Je e dashuruar me Luizin?’, përgjigja e Kiarës bën

‘Je e dashuruar me Luizin?’, përgjigja e Kiarës bën që këngëtari të ‘fluturojë’ nga gëzimi

Nuk kanë të sosur ndodhitë në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 2’. Mbrëmjen e djeshme (29 janar) në shtëpi hyri një zarf i bardhë në të cilin ishte shkruar loja e radhës për banorët.

Çdo banor ka pasur mundësinë të kryejë në fshehtësi rreth 15 pyetje për secilin personazh brenda në shtëpi. Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë kësaj periudhe.

Një pyetje mjaft pikante i është drejtuar Kiarës, e cila u pyet nëse ka rënë në dashuri apo jo.

Më tej, duke u shprehur shumë shkurt dhe thjesht, ajo ka thënë: “Deri diku”.

Ky reagim është pritur shumë mirë nga Luizi dhe është ndjerë shumë falënderues, aq sa ka nisur të bëjë kryqin e të falenderojë Zotin. Pak kohë më parë, Kiara i ka kërkuar pak distancë Luizit, pasi sipas saj, ka nevojë për hapësirë. Ky i fundit u detyrua të qëndrojë larg saj për disa orë, pasi ai dhe Efi qëndruan në një dhomë të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë siç u tha Vëllai i Madh.

Gjithsesi, me këtë përgjigje, Kiara ka rindezur shpresa tek Luizi dhe gjithë fansat e tij të shumtë, që mezi presin një lidhje dashurie mes dy banorëve.

Reality Show #e dashuruar kiara tito