
Ndryshojnë dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother”. Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli u bënë armiq të betuar, mirëpo këtë javë tonet janë ulur. Ata janë parë të bisedojnë qetë mes tyre dhe madje nuk kanë munguar as komplimentet.
Olta Gixhari mendon se Luiz Ejlli ngjan me aktorin Tom Hardy, i shpallur si një nga meshkujt më sexy në botë. Këtë deklaratë Olta e bëri teksa ndodhej në dhomën e gjumit dhe Luizi shkoi pranë Kiarës për ta puthur.
“Ore pse më dukesh mua si Tom Hardy? Kopje si ai“, i tha Olta teksa Luizi nisi të qeshte.
“Lere, lere tani se kam turp”, vijoi Luizi.
Por Otra dukej se e kishte seriozisht: “Ore je kopje po të them. Tani në errësirë kopje si Tom Hardy”.
Ndërsa Kiara u shpreh: “E çfarë ka ai më shumë se Luizi”.