Aktualitet18 Shtator 2018, 11:05

“Je ISIS Edi Rama, ja u q**sha r*pt”, tensione të forta në Jalë/ Banorët përplasen fizikisht me punonjësit e IKMT-

Shkruar nga Pamfleti
“Je ISIS Edi Rama, ja u q**sha r*pt”, tensione të forta në

Tensione të forta janë shënuar mëngjesin e sotëm mes banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT, teksa këta të fundit kanë nisur aksionin për prishjen e banesave pa leje.

Në momentin kur IKMT ka ndërhyrë për prishjen e një lokali, ka pasur akuza të forta dhe sharje në drejtim të Edi Ramës nga ana e familjarëve që kanë në pronësi biznesin. Ata dëgjohen duke e quajtur ISIS kryeministrin, ndërsa i kujtojnë atij faktin se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa djali i tij jeton në luks.

“Je ISIS Edi Rama, je Millosheviç, djali yt jeton në luks, ne na e prishën shtëpinë”, janë vetëm disa nga thirrjet e dëshpëruara të familjarëve që po iu prishet biznesi i tyre.

Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues, duke qenë se kushtet e motit kanë qenë të mira.

Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa IKMT vijon me procesin e shembjes, me ndihmën dhe të forcave të shumta policore që kanë zbarkuar në zonë.

Ndërkohë një prej banorëve ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama, teksa i thotë se ka vënë ndërtuesit në vendin e parë, dhe jo qytetarët, siç thuhet në daljet e tij të fundit.

 

Aktualitet aksioni i ikmt banorët Edi Rama Jalë