Politike24 Nëntor 2022, 11:03

“Je jashtë grupit parlamentar”, Spaho përplaset me Nikollën: Nuk ka seancë nëse opozita nuk flet

Shkruar nga Pamfleti
“Je jashtë grupit parlamentar”, Spaho përplaset me

Deputeti i “Foltores”, Edmond Spaho është përplasur në seancën e sotme parlamentare me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Grupi i Berishës dhe PD kundërshtojnë kohën e kufizuar të debatit për marrëveshjen e Portit të Durrësit dhe kjo ka sjellë tensione.

Nuk e lë opozitën se do të flasë vetëm vetë, që ta paraqesë projektin si mrekulli. Sot në Durrës kushton 1000 euro metri katrorë. Veç këtyre bën përjashtime nga taksat dhe mburret për një fitim hipotetik prej 360 milionë euro. I heq 4.1 miliardë euro Shqipërisë pa llogaritur fitimin e Portit të mallrave dhe tani kërkon të na hedhë hi syve. Nëse është i sinqertë në atë që thotë duhet ta lërë opozitën të flasë. E thotë rregullorja. Unë nuk jam pjesë e ndonjë Grupi Parlamentar, të gjithë ata deputetë që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare kanë të drejtë të flasë 10 minuta. Ne do të qëndrojmë deri në fund, nuk ka parlament nëse opozita nuk flet. Parlament pa opozitë ka pasur vetëm në kohën e Enverit. Mos u nënshtro nga çizmja e Edi Rama”, tha Spaho.

Por ndaj tij reagoi kryetarja e Kuvendit, Nikolla u shpreh se ata janë jashtë grupeve parlamentare dhe koha për ta është minimale.

Je jashtë grupeve parlamentare dhe ke kohën jashtë grupeve, zoti Spaho është një situatë e përsëritur kjo me ju dhe ju duhet të ishit mësuar”, tha Nikolla.

Politike debate spaho