Aktualitet29 Maj 2018, 13:21

“Je njeriu i Gërdecit, ke vrarë njerëz të pafajshëm”, debate të ashpra mes Manjës dhe Mediut te Komisioni i L

Shkruar nga Pamfleti
“Je njeriu i Gërdecit, ke vrarë njerëz të

Komisioni i ligjeve është shoqëruar me debate dhe  akuza të ashpra në lidhje me ministrin Xhafaj dhe heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Saimir Tahirit. Në fjalën e tij, deputeti Noka e ka quajtur skandal lirimin e Tahirit dhe faktin sesi në krye të Ministrisë së Brendshme qëndron Fatmir Xhafaj. Ulur në krah të tij, Bashkim Fino nuk ka kursyer ironitë dhe duartrokitjet.

Pas kësaj, ka qenë kreu i Komisionit socialisti Ulsi Manja që i ka kujtuar Mediut gjakun e njerëzve të pafajshëm në Gërdec, kur kjo opozitë ishte në pushtet.

“Kur ka ndodhur Gërdeci ne ishim në opozitë. Por prapë ua kemi dhënë dorën vetëm që Shqipëria të bëhet anëtare në NATO”, ka thënë Manja.

Pas kësaj, Mediu u shpreh se anëtarësimi në NATO nuk ka ardhur për shkak të tolerimit të socialistëve, por për shkak të reformave të pushtetit.

“Rrezik për rajonin tonë është influence ruse dhe ju jeni të lidhur kokië e krye me të dhe mafien e kuqe”, tha Mediu.

 

 

 

Kryesore Gërdeci manja mediu