alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Jemi ende në kohë ta ndalojmë “mbytjen” e kryeqytetit

22/05/2022, 7:47
ne Sociale
A A
Jemi ende në kohë ta ndalojmë “mbytjen” e kryeqytetit

Jemi ende në kohë ta ndalojmë “mbytjen” e kryeqytetit

Në kryeqytet po bëhen ndërtime masive dhe dendësim pa kritere urbane, dhe më e rëndësishmja, shëndetësore dhe për pasojë jetësore për bashkëjetesën në qytet.


-Lexo edhe:

Ujë me racion në Europë e SHBA, a do jetë kjo e ardhmja?

Lumi Vjosa – zemra blu e Ballkanit shpallet Park Kombëtar

Dorina Musai, urbaniste/kërkuese shkencore është e ashpër për pasojat që po i sjell Tiranës mania e ndërtimeve. Ajo thotë se, nuk jemi ende vonë për të ndaluar këtë që po ndodh, duke propozuar rishikimin e instrumentit të planifikimit.

“Duhet t’i japim kohë qytetit, të na tregojë problemet e shfaqura deri tani, dhe të kemi mundësinë që analizat dhe raportet e monitorimit që sot kryhen nga profesionistë të pavarur, akademikë apo qendra të specializuara, të mund të diskutohen dhe të hapen për debat me vendimmarrësit, banorin dhe komunitetet”.

Flet Dorina Musai, Urbaniste/ kërkuese shkencore

Gjatë vitit 2021, sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit për banesa në Tiranë arriti në 1.4 milionë metra katrorë, që është rekord historik i të paktën dy dekadave të fundit. Sipas vlerësimit tuaj, sa nevojë ka që të ndërtohet kaq shumë në Tiranë?

1.4 milionë metra katrorë ndërtim, shtojnë në qytet, kapacitet përafërsisht prej 50-60 mijë banorësh të rinj në vetëm një vit, nëse të gjitha apartamentet do të jenë të banueshme.

Ky ritëm ndërtimi ka ardhur në rritje çdo vit, që pas miratimit të planit të përgjithshëm vendor, i cili, parashikon që deri në vitin 2030, Tirana do të strehojë përafërsisht 1.6 milionë banorë. Pra, në më pak se një dekadë, do të kemi dyfishim të popullsisë së Tiranës.

Çfarë, është e padeklaruar zyrtarisht, është stoku i banesave të pabanuara në Tiranë, i cili nuk është marrë si indikator në Plan. Ne nuk dimë se sa është realisht kërkesa për strehim, që do të justifikonte këtë rritje të sipërfaqes së ndërtimit.

Ne nuk dimë, sa nga kjo sipërfaqe banohet realisht. Nga ana tjetër, në një qytet që konsiderohet i banueshëm, dhe të përmbushen kriteret kushtore të së drejtës për strehim, do të duhet që paralelisht me banesën, të sigurohet për banor edhe hapësira boshe, ajo e gjelbër dhe publike, flukset e lira të lëvizjes dhe zonat e pushimit si parqet apo hapësirat social-kulturore.

Në këtë aspekt kushtor, të detyrueshëm dhe të nevojshëm për qytetin, është investuar pak, për të mos thënë të kundërtën. Kemi dëmtim të këtyre hapësirave, deri në zhdukje totale të tyre, që nga parku i liqenit, te lulishtet brenda qytetit, oborret mes pallateve e deri te hapësirat sportive dhe rekreative.

Në çdo rast, kemi ndërtim masiv dhe dendësim pa kritere urbane, dhe më e rëndësishmja, shëndetësore dhe për pasojë jetësore për bashkëjetesën në qytet.

Nga pikëpamja e arkitekturës, mobilitetit, cilësisë së jetesës etj., cilat vlerësoni ju se do të jenë problemet në afatin e shkurtër dhe të gjatë, me të cilat do të përballet kryeqyteti?

Problemet e para të shfaqura janë “mbytja” e zonës së banimit me volume të larta, zhdukja e hapësirës dhe mbingarkesë e rrugëve të brendshme të blloqeve të banimit – të cilat janë të projektuara për dendësi të ulët. Smogu i akumuluar brenda pëlhurës së qytetit, nuk qarkullon më nëpër korridoret e qytetit, por “fle” midis ngrehinave të betonit.

Mungesave e standardeve të projektimit urban, ku objekti zhvillohet brenda parcelës, në mënyrë “liberale” pa kritere urbane si, ndërtimi i fasadave të rrugëve, siluetës harmonike të qytetit apo korridoret dhe sheshet e gjelbra të detyrueshme brenda strukturës urbane, ka zhvilluar një qytet pa formë, dhe për pasojë, kaotik.

Problemet afatgjata, nëse nuk do të ketë reflektim dhe ndërhyrje në paketën legjislative dhe planin e Tiranës, na çojnë drejt skenarit më të keq, që është ai i një qyteti të papastër, me nivele të larta të ndotjes së ajrit dhe me ndotje të lartë akustike.

Një qytet pa gjelbërim, pa sheshe pushimi midis godinave dhe për më tepër, pa zona sigurie publike, që janë hapësirat. Po zhvillojmë një qytet, nga njëra anë kaotik, të zhurmshëm, dhe me një re tymi të zi si fasadë e pestë e qytetit, nga ana tjetër, një qytet antinjeri, pa hapësira socializuese, argëtuese dhe pushuese.

Çfarë hapash sugjeroni ju që duhen ndërmarrë, për të mos e rënduar më tej Tiranën me ndërtime?

Jemi në vitin e pestë të implementimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, ose në një të tretën e kohës së afatit të zbatimit të tij. Propozimi im është rishikimi i instrumentit të planifikimit.

Por, për fat të keq, rishikimi i planit, në një fazë të rrugëtimit të tij, nuk parashikohet në legjislacionin tonë, por si model mund t’i referohemi atij të Kosovës (ku parashikohet se, pas pesë vjetësh nga miratimi, ligjvënësi ka parashikuar rishikim të planit).

Duhet t’i japim kohë qytetit, të na tregojë problemet e shfaqura deri tani, dhe të kemi mundësinë që analizat dhe raportet e monitorimit që sot kryhen nga profesionistë të pavarur, akademikë apo qendra të specializuara, të mund të diskutohen dhe të hapen për debat me vendimmarrësit, banorin dhe komunitetet. TR030, u miratua jo pa kontestime, dhe shumë probleme që sot janë realitet, janë paralajmëruar që në 2016 nga ekspertët, por që, në kohë u injoruan.

Kemi një plan të kryer, duke mos u konsultuar me banorin dhe me vendimmarrje dhe procese jo transparente. Kemi përjashtuar banorin dhe ekspertin e pavarur nga instrumenti i cili, mund ta shndërrojë qytetin të pajetueshëm. Jemi ende në kohë ta ndalojmë këtë që po ndodh./Monitor

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Ujë me racion në Europë e SHBA, a do jetë kjo e ardhmja?
Bota

Ujë me racion në Europë e SHBA, a do jetë kjo e ardhmja?

26/06/2022, 18:53
Lumi Vjosa - zemra blu e Ballkanit shpallet Park Kombëtar
Sociale

Lumi Vjosa – zemra blu e Ballkanit shpallet Park Kombëtar

15/06/2022, 9:52
Si të mbrosh jetën private, në epokën e mediave sociale
Bota

Si të mbrosh jetën private, në epokën e mediave sociale

13/06/2022, 15:40
Teknologjia dhe shëndeti, si ka ndryshuar mënyra se si njerëzit kujdesen për veten
Bota

Teknologjia dhe shëndeti, si ka ndryshuar mënyra se si njerëzit kujdesen për veten

11/06/2022, 8:15
Pse njerëzit u besojnë gënjeshtrave të tyre të mëdha
Bota

Pse njerëzit u besojnë gënjeshtrave të tyre të mëdha

08/06/2022, 18:23
Sociale

Zbuloni sa para do të fitonit nga puna juaj nëse do të punonit jashtë Shqipërisë

06/06/2022, 14:28
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

‘Rithemelimi’ zhvillon sot zgjedhjet farsë për kryetarin e ri të PD-së, Berisha rivalizohet nga Ibsen Elezi

Agresioni rus në Ukrainë, Zelensky kërkon ngitjen e një fondi kompensimi

Agresioni rus në Ukrainë, Zelensky kërkon ngitjen e një fondi kompensimi

Lajmi i Dites

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

27/06/2022, 12:09

Lajmet e fundit

Debati për abortin, Dom Gjergj Meta: Krim ndaj të pambrojturve!

Debati për abortin, Dom Gjergj Meta: Krim ndaj të pambrojturve!

28/06/2022, 0:00
Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

28/06/2022, 0:50

Raporti i SHISH: Jo vetëm shqiptarët, edhe të huajt pastrojnë para në Shqipëri

28/06/2022, 0:52

Salianji sulmon qeverinë: Kush do e bëjë amnistinë fiskale, Ceno Klosi “që ka vilën e Londrës për të pastruar”?

28/06/2022, 0:06
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

27/06/2022, 23:22

“Këta të Niklës janë acaruar se vrisnin për hiç gjë”, Hoxha dhe Lala: Dumani ka folur për ngjarje të tjera, do ketë arrestime

27/06/2022, 23:06

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In