Bota29 Qershor 2022, 20:01

“Jemi treguar naivë në marrëdhëniet tona me Rusinë”, kryeministri spanjoll kritik ndaj NATO-s

Shkruar nga Pamfleti
“Jemi treguar naivë në marrëdhëniet tona me

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s, është shprehur se Aleanca është treguar disi naive në marrëdhëniet e saj me Rusinë përgjatë viteve.

Kryeministri spanjoll, nga samiti në Madrid, tha se NATO tashmë po i dërgon një mesazh të qartë Putinit atë të mbështetjes sonë të plotë ndaj Ukrainës madje theksoi gatishmërinë për ta mbështetur Ukrainën derisa trupat ruse të largohen nga vendi dhe të respektojnë territorin, integritetin dhe sovranitetin kombëtar të Ukrainës. Ai shtoi se është e rëndësishme të dërgohet një mesazh i tillë që të mos ketë mundësi përsëritjeje të një skenari si në Ukrainë .

Mendoj se është e rëndësishme të dërgohet ky mesazh i unitetit dhe vendosmërisë së komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht aleatëve të NATO-s, dhe sigurisht G7-ës, në mënyrë që të mundësohet kthimi në një skenar ku vende të ndryshme, veçanërisht Rusia në këtë rast, të respektojë një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla, i cili është minuar për shkak të kësaj lufte të tmerrshme në Ukrainë”, tha Sanchez.

Sanchez u shpreh se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk është për shkak se ata duan të zgjerojnë territoret e tyre, por për të mbrojtur vlerat e tyre, demokracitë e tyre dhe natyrisht, një rend ndërkombëtar bazuar në rregulla të qarta, që ofrojnë siguri.

Pyetjes nëse ishte gabim konsideromi i Rusisë në 2010 një “partner strategjik” Sanchez ju përgjigj se NATO provojë t’i japë Rusisë dhe Putinit një mundësi, por gjithashtu shtoi se me kalimin e viteve vendet anëtare janë treguar disi naive në raport me Moskën.

Në ditët e sotme, ne po shohim sjellje ekspansioniste dhe imperialiste nga Putini dhe regjimi i tij, dhe kjo është diçka e papranueshme. Unë mendoj se është e rëndësishme ajo që ne po miratojmë tani në këtë samit të Madridit, që është të përcaktojmë Rusinë si një kërcënim strategjik për aleatët dhe të përcaktojmë se cilat janë mjetet, instrumentet që do të vendosim për t’iu përgjigjur ndaj këtij kërcënimi global”, përfundoi Sanchez.

Bota kritikë Samiti Spanja