Sport13 Nëntor 2018, 00:09

Jemini: Anësori nuk ma ngrinte flamurin se ia thyeja në kokë

Shkruar nga Pamfleti
Jemini: Anësori nuk ma ngrinte flamurin se ia thyeja në kokë

Ish-gjyqtari i FIFA-s, Lorenc Jemini, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, komenton golin e anuluar të Tomislav Bushiç ndaj Skënderbeut, dhe bën moviolën e tij, si edhe jep analizën për këtë rast.

“Ky rast është i çuditshëm, e kam parë disa herë. Thuhet për prekje të topit me dorë. Duhet një kamerë prapa porte, që të shihet qartë. Ajo që më bën përshtypje, është se ndërhyn asistenti. Nuk ka mundësi të ndërhyjë asistenti, pasi nuk është zona e tij ajo atje. Dyshoj se nuk është faull, sepse ai nuk ka mundësi ta shohë. Mua nuk ma ngrinin flamurin asistentët. Nuk kishte mundësi, sepse ia thyeja shkopin në kokë.

“Asistenti atë lojtar e ka me shpinë. Kryesori është i pozicionuar keq, sepse topi është në lëvizje. Ai duhet të afrohet të shikojë aksionin. Dhe ta sqaroj, pse nuk do e lija të ngrinte flamurin, është se arbitrat kanë zona të ndara. Dhe ajo zona ku gjendet Bushiç, nuk është e asistentit. Nuk ka lidhje besimi mes gjyqtarëve. Asistenti ka vetëm cepin pranë goditjes së këndit. Maksimumi mund të ndërhyjë në kufje, të thotë faull. Jo të ngrejë flamurin” – deklaroi Jemini.

Sport gjyqtar Lorenc Jemini