Aktualitet 3 Tetor 2018, 18:47

Jepet alarmi në gjithë vendin tonë, fëmijët janë në rrezik!

Shkruar nga Pamfleti
Jepet alarmi në gjithë vendin tonë, fëmijët janë

Me mijëra fëmijë shkodran por jo vetëm janë të rrezikuar gjatë ditës kur ata ndodhen në shkollat e qytetit. Kjo për disa arsye tashmë të dala pas një studimi të bërë. Jeta e shumë fëmijëve për nga ana e shëndetit, aq më tepër atyre që mund të kenë edhe sëmundje të ndryshme qoftë në fazë fillestare apo aq më keq të avancuar janë shumë pranë këtij rreziku.

Një studim i bërë nga qendra AARHUS në Shkodër në 303 ndërtesa të ndryshme mes të cilave edhe shkollat e qytetit rezulton se këto shkolla në pjesën më të madhe të rasteve nuk kanë termoizolim. Po ashtu xhamat e dritareve janë tek dhe jo dopio xham apo edhe dyert e shkollave janë të një cilësie krejt të dobët pa përmendur edhe disa probleme tjera të këtij lloji. Në këtë mënyrë duke patur parasysh mungesën e termoizolimit dhe problemet e tjera të renditura kjo ndikon drejtpërdrejtë në përkeqësimin e shëndetit tek pjesa më e madhe e fëmijëve që shkojnë në shkolla. Natyrisht që më shumë ndikim ka tek ata fëmijë që vuajnë nga ndonjë sëmundje duke ndikuar për përkeqësimin e gjendje së tyre shëndetësore.

Ky studim për efiçencën e energjisë elektrike duke përfshirë edhe shkollat u prezantua në këshillin bashkiak të Shkodrës nga koordinatorja e qendrës AARHUS Alminda Mema e cila pasi tregoi për rezultatet e studimit dhe atë çfarë i kanoset mijëra fëmijëve shkodran për shkak shkollave të pasigurta dhe të dëmshme kërkoi nga ana e bashkisë si përgjegjëse për infrastrukturën në shkolla që të merren masat e duhura për të përmirësuar këto kushte përmes investimeve në këto shkolla ose në të kundërt rreziku vetëm sa vjen e shtohet.

Aktualitet