Aktualitet24 Tetor 2018, 18:45

Jepet vendimi për dy ish-deputetët e PS, çfarë vendosi gjykata për Ndokën e Çukon

Shkruar nga Pamfleti
Jepet vendimi për dy ish-deputetët e PS, çfarë vendosi

Jepet vendimi për dy ish-deputetët e PS, çfarë vendosi gjykata për Ndokën e Çukon

Ka përfunduar seanca maratonë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku është dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. 8 nga 34 të arrestuarit e operacionit VOL-VO 4 janë liruar.

Krimet e Rënda kanë lënë në masën ‘detyrim paraqitjeje’ Mimoza Ndoka dhe Marjeta Përskura, ndërsa 6 të tjerë janë lenë në masën ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë, të arrestuarit e tjerë janë lënë në burg. 

Në të njëjtën dosje ishin edhe anëtarët e bandës së Shijakut, dhe ish-policë, që njoftonin kriminelët dhe favorizonin personat e inkriminuar për të dalë jashtë vendit, si dhe grupin “Avdylaj”. Seanca te Krimet e Rënda u zhvillua në masa të rrepta sigurie. Nga 34 të arrestuarit, 24 kanë dalë në Tiranë te Krimet e Rënda për masën e sigurisë, 9 në Lezhë dhe një në Shkodër.

Të arrestuarit:
1. Hajri Seferi
2. Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)
3. Shkwlqim Avdyli
4. Astrit Avdyli ( alias Sulejmani)
5. Saimir Gjepali
6. Altin Avdyli
7. Jasin Avdyli
8. Fatos Llaftiu
9. Denis Llaftiu
10. Esat Mehmeti
11. Saimir Sulejmani
12. Elis Guri
13. Ilirjan Prifti
14. Petro Kuci ( alias Abedin Kuci )
15. Bledar Koci
16. Ardit Gjyriqi
17. Elton Shehaj
18. Armand Spiro
19. Arben Cuko
20. Artur Balla
21. Arben Ndoka
22. Gjevi Ndoka ( alias Xhevair)
23. Bledi Ndokaj
24. Lule Zeneli
25. Luigj Paloka
26. Kol Lleshi
27. Vlash Gazulli
28. Zef Ndoka
29. Mimoza Ndoka
30. Paulin Simoni
31. Vasil Nika
32. Genc Zeneli
33. Marjeta Perskura
34. Zef Lazri

Aktualitet Arben Çuko arben ndoka arrest me burg