Kronike24 Mars 2022, 17:04

Jepnin certifikata pronësie për tokat në bregdet, arrestohen ish-drejtori dhe 3 zyrtarë të Kadastrës në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti
Jepnin certifikata pronësie për tokat në bregdet, arrestohen

4 zyrtarë dhe ish-zyrtarëve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë janë arrestuar nga policia për abuzime me detyrën.

Sipas informacioneve, në pranga kanë përfunduar: Andri Dhima 34 vjeç, ish drejtor i Kadastrës; Vasil Lango 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, si dhe Saimir Braho dhe Erliton Ymeri me detyrë hartograf në Kadastrën e Sarandës.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasja K. S., 34 vjeçe, lindur në Sarandë dhe banuese në Bolonja, Itali, me detyrë ish-drejtoreshë e ASHK Sarandë.

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Saradës dhe të Ksamilit.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA 2”. Si rezultat i këtij operacioni, është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje, në Sarandë dhe Ksamil, si dhe janë ekzekutuar masat e sigurisë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj 4 shtetasve:

Dh., 34 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish-drejtor i ASHK Sarandë;

L., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, pranë ASHK Sarandë;

B., 32 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë;

Y., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasja K. S., 34 vjeçe, lindur në Sarandë dhe banuese në Bolonja, Itali, me detyrë ish-drejtoreshë e ASHK Sarandë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Saradës dhe të Ksamilit.   Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Kronike Arrestohen kadastra Sarandë