Aktualitet14 Korrik 2019, 09:48

Jeta e shkurtër dhe kontroverse e  David Herbert Lawrence, shkrimtarit që rrëzoi tabutë e seksualitetit

Shkruar nga Pamfleti
Jeta e shkurtër dhe kontroverse e  David Herbert Lawrence, shkrimtarit

Jeta e shkurtër dhe kontroverse e  David Herbert Lawrence, shkrimtarit që rrëzoi tabutë e seksualitetit

David Herbert Lawrence, lindur më 11 shtator, në Nottinghamshire, Angli , është konsideruar si një prej shkrimtarëve më me ndikim të shekullit të 20-të. Ai ishte një romancier, poet dhe piktor.

Si fëmijë ai nuk shkonte me djemtë e tjerë të qytezës së tij. Ai ishte i sëmurë dhe shumë i dobët në sport. Nuk kishte as dëshirë të bëhej minator si i ati i tij. Ishte një student i shkëlqyer dhe pas bursës që fitoi në Gjimnazin e Nottingham-it, sërish e pati të vështirë të bënte shokë, dhe shumicën e kohës ishte i sëmurë dhe i dëshpëruar. Kur u diplomua ai u njoh me një vajzë të re e cila quhej Jessie Chambers dhe e cila e inkurajoi të shkruante. Kështu ai shkroi romanin e tij të parë, Palloi i Bardhë.

Ai vazhdoi të punonte dhe shkroi librin famëmadh Bij dhe Dashnorë. Më pas, pranverën e vitit 1912, jeta e Lawrence ndryshoi rrënjësisht. Gjatë një vizite tek Profesor Ernest

Weekley, Lawrence ra dëshpërimisht në dashuri me gruan e tij, Freidën.

Pas takimit me të, Lawrence hoqi menjeherë dorë nga mësimdhënia, prishi fejesën e tij, i dyfishoi përpjekjet e tij si shkrimtar, dhe u përpoq ta bindte Freidën ta linte bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Shumë shpejt, ata nisën të udhëtonin nëpër Europë, fillimisht në Gjermani, pastaj Itali, për t’u kthyer në fund të Angli ku edhe do të martoheshin korrikun e vitit 1914.

Gjatë kësaj kohe, ai shkroi me një hap të vrullshëm, duke botuar dramën e tij të parë, E Reja, vëllimin e parë me Poezi, Poezi Dashurie dhe të Tjera etj.

Për fat të keq, rrjedha filloi të ndryshonte për Lawrence. Romani i tij i katërt, Ylberi, u dënuna për përmbajtje të papërshtatshme dhe u ndalua. Bashkë me Freidën ata e patën të vështirë të gjenin një shtëpi për shkak të prejardhjes së saj gjermane dhe çnderimit të tij. Duke mos qenë në gjendje të largoheshin nga vendi pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, çifti kaloi vite të tëra duke lëvizur nëpër shtëpitë e miqve të tyre. Pavarësisht telasheve, Lawrence vazhdoi të shkruante dhe të botonte – kryesisht poezi dhe tregime.

Pas përfundimit të luftës, çifti filloi të udhëtonte sërish. Në vitin 1922, ata u larguan nga Europa dhe udhëtuan në lindje në përpjekje për të vizituar Amerikën. Pasi udhëtuan përmes SriLankës dhe Australisë, në fund ata u vendosën në New Mexico. Lawrence vazhdoi të shkruante teksa ndodhej në Amerikë, por në vitin 1927 ai u sëmur nga tuberkulozi dhe pasi u kthye në Itali krijoi librin e tij më të famshëm e kontrovers, Dashnori i Zonjës Shaterli.

Romani eksploronte marrëdhënien seksuale mes një burri të klasës punëtore dhe një gruaje aristokrate me hollësi të veçante dhe për pasojë u ndalua në Amerikë deri në vitin 1959 dhe në Angli deri në vitin 1960.

Pas një sëmundjeje të gjatë, Lawrence vdiq në moshën 44 vjeçare, në Vence, Francë. Pavarësisht se është karakterizuar si një shkrimtar i vrazhdë e pornografik gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij, sot Lawrence shikohet si një shkrimtar tejet i rëndësishëm i cili revolucionarizoi qëndrimet kundrejt seksualitetit të femrës.

PAMFLETI  do të sjellë për lexuesit e tij disa nga tregimet më të bukura të shkrimtarit të famshëm, të përkthyera ekskluzivisht dhe me të gjitha të drejtat e rezervuara

Kryesore Jeta e shkurtër dhe kontroverse e  David Herbert Lawrence shkrimtarit që rrëzoi tabutë e seksualitetit