Aktualitet 1 Shkurt 2023, 22:56

“Jetojmë në një shoqëri nepotike”, Kreshnik Spahiu: Shqiptarët besojnë më shumë te partia sesa te Zoti

Shkruar nga Pamfleti
“Jetojmë në një shoqëri nepotike”, Kreshnik

Juristi Kreshnik Spahiu e sheh si diçka ende të parealizueshme, goditjen e korrupsionit në nivele të larta në vendin tonë, pasi sipas tij shqiptarët e shohin kryetarin e partisë, kryeministri apo dhe presidentit si  idhull.

Spahiu i ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, u shpreh se shqiptarët besojnë më shumë te partia sesa te Zoti, pasi i konsiderojnë drejtuesit e tyre si të paprekshëm.

Unë mendoj që për momentin është e pamundur. Ne jetojmë në një shoqëri nepotike. Ne jemi një shoqëri e cila funksionon në bazë lidhjesh, fisesh, shoqërish, miqësish, ndërhyrjesh. Ne për çdo gjë e kemi me telefon. Ne kemi edhe një mentalitet tjetër, shqiptarët besojnë më shumë të partia se te Zoti. Kryetari i partisë është idhull, kryeministri idhull, presidenti gjithashtu. Konsiderohen njerëz të paprekshëm. Unë ende e shikoj Shqipërinë të papërgatitur, që të vendosin në bankën e të akuzuarve, kryeministra apo presidentëm, kur ata kanë shkelur ligjin”, tha Spahiu.

Aktualitet #Shiptarët partia Spahiu