Kronike 7 Janar 2023, 17:10

Jeton Lami, “çelësi” i ngjarjeve të bujshme? Dyshime se shoqëroi Brilant Martinajn ditën e vrasjes

Shkruar nga Pamfleti
Jeton Lami, “çelësi” i ngjarjeve të bujshme?

Ish-efektivi i Forcave Operacionale, Jeton Lami duket se është “çelësi” për zbardhjen e dy ngjarjeve tepër të bujshme, siç janë zhdukja e Ervis Martinajt dhe masakra e Fushë Krujës, ku u ekzekutuan Brilan Martinaj dhe dy shokët e tij.

Një ditë më parë Prokuroria e Kurbinit kërkoi nga Gjykata e Lartë që të mbajë në qeli Lamin dhe po ashtu kërkoi që të rimerret në pyetje. Lami rezulton se është personi i fundit që ka shoqëruar Ervis Martinajn para se ai të zhdukej. Por së fundmi është zbuluar se Ervis Martinaj nuk është i vetmi, pasi dyshimet janë se ai ka bërë edhe shoqërimin e Brilant Martinajt para se ai të vritej.

Sipas informacioneve, Prokuroria e Krujës i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Kurbinit, ku kërkon tabulatet telefonike dhe të dhënat e lëvizjeve të Jeton Lamit për datën 17 korrik 2022, ditën kur u ekzekutuan Brilant Martinaj, kushëri i parë me Ervis Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha.

Kjo pasi ka dyshime se Jeton Lami ka shoqëruar edhe Brilant Martinaj e miqtë e tij nga një lokal në Fushë-Krujë deri në Kamëz dhe anasjelltas, ndërsa sapo është ndarë me të, të tre u ekzekutuan me 108 plumba kallashnikovi.

\Lami duket se është personi që mund të hedh dritë mbi ngjarje shumë të bujshme, pro ai ka kyçur gojën. Edhe pse është një efektiv policie, ai ka vendosur të mos flasë, pavarësisht tentativave të shumta të disa prokurorive për ta bindur të hapë gojën.

Kronike Brilant Martinaj jeton lami