Politike13 Gusht 2018, 10:40

”Jeton në këtë botë, apo në Hënë, kjo ngjarje nuk ka lidhje me qeverinë”, Rama i vërsulet komentuesit për

Shkruar nga Pamfleti

''Jeton në këtë botë, apo në Hënë, kjo ngjarje nuk ka lidhje me qeverinë'', Rama i vërsulet komentuesit për maskarën e Selenicës

Pasi kanë kaluar dy ditë nga masakra e Selenicës ku 24-vjeçari, Ritvan Zykaj vrau 8 persona të së njëjtë familje ka ardhur edhe reagimi i Edi Ramës.

Mendimin e tij për masakrën, Kryeministri e ka dhënë nëpërmjet një komenti drejtuar një qytetari në rrjetet sociale.

Rama shkruan se të tilla ngjarje ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike, e nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë.

“Me fal ti jeton ne kete bote apo jeton ne hene, sepse ne kete bote, ndodhira te tilla ekstreme ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike, e nuk kane asnje lidhje me qeverine!”, i përgjigjet Rama komentuesit.

 

 

 

Politike Edi Rama komentuesit kryeministri Masakra e Selenices