Showbiz17 Gusht 2022, 17:00

“Jetuam 3-vite bashkë, vinte i dehur në 4 të mëngjesit”, akuza e modeles ndaj futbollistit shqiptar: Më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës

Shkruar nga Pamfleti
“Jetuam 3-vite bashkë, vinte i dehur në 4 të

“Jetuam 3-vite bashkë, vinte i dehur në 4 të mëngjesit”, akuza e modeles ndaj futbollistit shqiptar: Më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës

Modelja e njohur shqiptare, Vesa Vllasaliu ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ish të dashurit të saj, futbollistit Mërgim Berisha.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Twitter”, modelja ka shkruar se në 3 vite lidhje, 2 vite fejesë, dhe jetese prej 1 viti e gjysmë, sulmuesi Berisha e ka nxjerrë nga shtëpia dy muaj para dasmës.

Gjithashtu Vllasaliu me anë të një komenti ka deklaruar se 24-vjeçari vinte në orën 4 të mëngjesit i alkoolizuar:

“3 vite lidhje, rreth 2 vite fejesë, jetuam 1.5 vjet bashkë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës sepse faktet ishin shumë të rënda për të.

3 javë pasi mbaroi lidhja jonë, njerëzit e panë atë me dikë të re dhe tani ai është hapur në rrjetet sociale.

Nuk mund të lihet vetëm një grua në shtëpi deri në 4 të mëngjesit. Paç fat me alkoolin.”, shkroi Vllasaliu.

Mërgim Berisha është sulmues i Fenerbahçes dhe me fanelën e gjigantëve turq këtë sezon në kampionat është aktivizuar në një sfidë duke shënuar dhe një gol.

Showbiz Mërgim Berisha modelja e njohur shqiptare Vesa Vllasaliu