Politike25 Maj 2019, 17:03

“Jo bomba e gurë”! SHBA paralajmëron opozitën: Dhuna është krim, do mbani përgjegjësi!

Shkruar nga Pamfleti
“Jo bomba e gurë”! SHBA paralajmëron opozitën: Dhuna

"Jo bomba e gurë"! SHBA paralajmëron opozitën: Dhuna është krim, do mbani përgjegjësi!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me protestën e opozitës. Ashtu si BE, edhe SHBA iu ka bërë thirrje krerëve të opozitës të shmangin përplasjet fizike, përdorimin e bombave molotov dhe gurëve, pasi janë të paligjshme.

Sipas amerikanëve, ata që përfshihen në akte dhune, kryejnë krim, dhe duhet të përballen me drejtësinë. Ndërsa iu kërkojnë edhe forcave të rendit të qëndrojnë larg dhunës.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës.

Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv”, thuhet në reagimin e SHBA.

Politike Protesta e opozitës SHBA