
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në shenjë proteste përpara Ambasadës Ruse në Tiranë. Ata po protestojnë kundër luftës me Ukrainën.
“Solidaritet me Ukrainën”, “Jo luftë”, janë disa nga pankartat që protestuesit mbajnë në duar. Ata janë pjesë e shoqërisë civile.
Protesta para ambasadave ruse janë mbajtur edhe në Spanjë dhe Danimarkë.
Rreth orës 5 të mëngjesit, Putin nisi sulmet ndaj Ukrainës, për t’u përhapur thuajse në të gjithë territorin me ushtri.
Me dhjetëra njerëz humbën jetën nga bombardimet dhe sulmet, e dhjetëra të tjerë janë të zhdukur, ndërsa sulmet ushtarake ruse vazhdojnë.
Perëndimi ka dënuar veprimet e Rusisë dhe i ka dalë në krah Ukrainës, duke vendosur sanksione kundër Rusisë.