Politike16 Nëntor 2022, 12:44

“Jo more xhan, çfarë janë këto”/ Alibeaj përplaset me Ballukun: Projekti i Portit të Durrësit si afera e inceneratorëve!

Shkruar nga Pamfleti
“Jo more xhan, çfarë janë këto”/ Alibeaj

Në Komisionin për Veprimtarinë, kreu i grupit parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar projektin e Portit të ri të Durrësit, të njëjtë me aferën e inceneratorëve. Alibeaj ka diskutuar me ministren Belinda Balluku duke u shprehur kundër këtij projekti, teksa shtoi se qeveria Rama po synon ta kalojë me shpejtësi.

Po ashtu tha se vepra është e njëjtë si me aferën e inceneratorëve, por me një ndryshim pasi këtë herë është disa fish më shumë.

Pjesë nga debati:

Alibeaj: Të gjithë këtë e bëjmë sepse është e njëjta histori si ajo e inceneratorëve. Në kohë që flisni kanë dalë 11 urdhër arreste të SPAK për inceneratorin e Fierit. Pra po flasim përsëri për një aferë disa fish sa inceneratori i Fierit.

Balluku: Në shpejtësi, në fshehtësi…Çfarë janë këto. Jo more xhan ka qenë online. Janë futur online për një viti. Shqiptarët i kanë dokumentet online dhe i gjejnë kur të duan. Ti po bën shpikjen në fshehtësi gjeta dokumentin. Nuk ke gjetur asgjë në shpejtësi se ka qenë aty për 12 muaj.

Politike #Projekti i Portit të Durrësit Alibeaj