Bota26 Dhjetor 2018, 16:02

Jo në Budapest, kishte marrë tre banesa me qera në një tjetër shtet, si i nxori “blof” shërbimet sekrete Nikolla Gruev

Shkruar nga Pamfleti
Jo në Budapest, kishte marrë tre banesa me qera në një

Jo në Budapest, kishte marrë tre banesa me qera në një tjetër shtet, si i nxori “blof” shërbimet sekrete Nikolla Gruevski

Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase nuk ka patur asnjë informacion se ish kryeministrit Nikolla Gruevski do të largohej drejt Hungarisë, por  vetëm drejt shtetit grek.

Burime brenda kësaj ministrie për Gazetën Lajm  kanë deklaruar se i vetmi indikacion për një largim të  mundshëm të Nikolla Gruevskit ka qenë fakti që kryeministri mund të kërkonte strehim në Greqi.

“Kemi pasur disa indikacione që Gruevski përmes Dojranit, me ndihmën e disa njerëzve të tij, do të ikë në Greqi. Kishte fjalë se gjoja ka marë me qera tre banesa në Selanik, ku në njërën do të qëndronte, e dy të tjerat do t’i shërbenin për të humbur gjurmë. MPB i ka përcjellë këtë informacione dhe ka ndërmarrë masa për parandalim eventual. Mirëpo nuk kemi pasur ndonjë informacion se po përgatitet të ikë në Hungari”, kanë deklaruar burime nga MPB.

Sipas tyre, për momentin Gruevski gjendet në një hotel në Budapest, ndërsa nuk hidhen poshtë gjasat për ekstradimin e mundshëm të tij.

Rajoni Nikolla Gruevski