Aktualitet 7 Shtator 2022, 11:49

Jo se interesohem për koncerte në shesh, por Rita Orën kush e paguan që këndoi falas për ne?

Shkruar nga Pamfleti
Jo se interesohem për koncerte në shesh, por Rita Orën kush e

Apo e paguan privati? Cfarë interesi do të kishte ai privati për të investuar në aheng për ne! Se mos merr nga ana tjetër përlan fonde publike e tendera publikë për të ndërtuar kështjella prej letre?

Shkruan Artan Fuga

Kur shoh informacionet në media, gjithmonë pyes: Këta na japin lajme për koncertet e Ritës, por nuk kemi asnjë dijeni se kush e paguan atë.

I bën falas në shesh, për bamirësi? Në këtë rast do t’i hiqja kapelen, ndonëse edhe poqe se kërkon lekë nuk ka ndonjë të keqe?

Por, kush e paguan, nëse paguhet, dhe sa parà merr për një koncert?

Se mos është parà publike or tej!!!

Se pastaj do ishte një formë e shëmtuar korrupsioni, unë të financoj, ti bën koncert dhe fiton, pastaj ti më lavdëron mua!!!

Do të ishte incenerator që djeg parà publike!

Ndonëse nuk besoj asnjë sekondë se e bën Rita atë. Te merrte parà që duhej të shkonin për biblioteka, shkolla, ambulanca, teatro urbanë, etj., për koncerte në shesh!

Thjesht për ta ditur? Për informacion!

Apo e paguan privati? Cfarë interesi do të kishte ai privati për të investuar në aheng për ne! Se mos merr nga ana tjetër përlan fonde publike e tendera publikë për të ndërtuar kështjella prej letre?

Jo se interesohem për koncerte në shesh!

A ka ndonjë gazetar investigativ a ndonjë media që interesohet për këtë, apo e kanë shpallur sekret strategjik!

Forum #kush paguan Artan Fuga Rita Ora