Sport23 Shtator 2022, 19:47

Jo vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj, nuk ka paqe këtë sezon për CR7, Federata Angleze hap hetim për goditjen ndaj djaloshit me autizëm

Shkruar nga Pamfleti
Jo vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj, nuk ka

Jo vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj, nuk ka paqe këtë sezon për CR7, Federata Angleze hap hetim për goditjen ndaj djaloshit me autizëm

Nuk ka paqe në këtë sezon për Kristiano Ronaldon. Gjërat po shkojnë si mos më keq në fushën e lojës dhe jashtë saj për yllin portugez, i cili tashmë do të përballet edhe me hetim disiplinor nga Federata Angleze për ngjarjen e famshme të muajit prill, kur pas ndeshjes së Mançester Junajtid ndaj Evertonit, ai qëlloi në dorë një djalosh me autizëm që po e filmonte.

Ronaldo, fillimisht u përball me një hetim policor, i cili e dënoi me një gjobë dhe tërheqje vëmendje yllin portugez të Mançester Junajtid, i cili i kishte thyer celularin 14-vjeçarit. Tashmë ai do të përballet me këtë hetim nga ana e Federatës Angleze, e cila e ka vlerësuar gjestin e tij si “të papërshtatshëm dhe/ose të dhunshëm”.

Mançester Junajtid ka dalë në mbështetje të futbollistit dhe ka bërë të qartë që do të asistojë lojtarin në këtë çështje, duke ankimuar atë nëse nuk ka një vendim të favorshëm për Ronaldon.

Sport Federata Angleze e Futbollit Kristiano Ronaldo ylli portugez