
Jo vetëm protesta, PD përshkallëzon aksionin, nga e enjtja bllokohen rrugët
Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur këtë të hënë Kolegjin e Kryetarëve, ku ka diskutuar për vazhdimin e aksionit opozitar. Më herët doli që aksioni i PD do të vazhdojë me protestën që do të mbahet më 11 maj. Tashmë kanë dalë detaje të reja, se protesta e radhës nuk do të jetë e zakonshme, para godinës së Kuvendit, por të aksioni opozitar do të përshkallëzohet. Nga kjo e enjte mësohet se opozita do të nisë protesta rajonale në akset kryesore kombëtare, duke bllokuar edhe rrugët