Sport11 Nëntor 2022, 15:23

Jo vetëm trajnerë italianë, në skenë për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare del edhe një trajner shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Jo vetëm trajnerë italianë, në skenë për të

Jo vetëm trajnerë italianë, në skenë për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare del edhe një trajner shqiptar

Edi Reja pritet të publikojë këtë të shtunë listën me lojtarët e grumbulluar për dy miqësoret e fundit të muajit nëntor, kundër Italisë dhe Armërisë. Me kontratën që i përfundon më 24 nëntor, e ardhmja e Edi Rejës shihet gjithnjë e më larg stolit të Kombëtares, por jo nga FSHF, pasi presidenti Duka e vlerëson shumë figurën e tij. Nuk përjashtohet vijimi i bashkëpunimit, por këtë herë në një tjetër dimension. Në këtë periudhë edhe Reja është dorëzuar, i vetëdijshëm pas kontakteve me presidentin Duka se mes tyre nuk do të ketë më një kontrate të re.

Këtë periudhë, vëmendja e Dukës dhe stafit të tij ka qenë gjetja e një trajneri që i përshtatet këtij brezi lojtarësh, i aftë për të përmbushur objektivin e FSHF-së për të sigluar një biletë në “EURO 2024”. Duka është takuar me disa kandidatë potencialë, i fundit që vizitoi Tiranën ishte Kambiaso, ndërsa kontakte ka pasur edhe me emra si Di Biaxho dhe Xhampaolo.

 

 

Së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Besnik Hasit. Në fakt Hasi ka qenë gjithnjë një emër prezent, konstant në tryezën e Dukës që pas largimit të De Biazit. Pavarësisht se mes palëve ka pasur disi ftohje, emri i Hasit është rikthyer edhe një herë fuqishëm në skenë, një profil që pëlqehet jashtëzakonisht shumë edhe nga tifozët.

Sport Besnik Hasi FSHF Kombetarja Shqiptare