Sport 3 Janar 2023, 11:29

Joao Felix gjithnjë e më pranë kampionatit anglez, Arsenali kryeson garën për të marrë shërbimet e sulmuesit

Shkruar nga Pamfleti

Të gjitha lajmet më të fundit rreth të ardhmes së yllit të Atletico Madrid, Joao Felix, lidhen me një lëvizje të mundshme tek klubet angleze si Arsenali, Chelsea dhe Manchester United.

Joao Felix ka shumë gjasa që të largohet nga Atletico Madrid në merkaton e janarit. Agjenti i Felix-it, Jorgen Mendes, do të zhvillojë bisedime të mëtejshme me klubet e Premier League tani që dritarja e transferimeve është hapur zyrtarisht.

Sulmuesi 23-vjeçar i është thënë se mund të qëndrojë në Atletico Madrid nëse dëshiron, pavarësisht raporteve që e lidhin atë me një lëvizje te Arsenali.

Topçinjtë e Arsenalit sigurisht që mund të tundohen nga një lëvizje për Felix pasi Edu dhe Mikel Arteta duket se do të kërkojnë një numër sulmuesish në janar, për një zëvendësim të mundshëm të Gabriel Jesus pas lëndimit të tij në gju.

Me këtë në mendje, football.london ka hedhur një vështrim në të gjitha lajmet më të fundit që e lidhin atë me Topçinjtë.

Arsenali ka dhe një ‘agjent sekret’ tek i cili mund të mbështetet për të ndihmuar në bindjen e Joao Felix-it, për të nënshkruajë me Topçinjtë në janar. Felix mban kontakte me ish-shokun e skuadrës tek Atletico, Thomas Partey, i cili kaloi në Emirates në tetor 2020, dhe kjo mund ta ndihmojë Arsenalin ta bindë atë nëse lëvizja vjen nga një zgjedhje personale, sipas The Athletic.


smile

Sport #Felix Arsenal Chelsea