Bota14 Prill 2022, 22:09

Joe Biden e thotë hapur: Jam gati të shkoj në Kiev!

Shkruar nga Pamfleti
Joe Biden e thotë hapur: Jam gati të shkoj në Kiev!

Biden e thotë hapur: SHBA-të nuk do përpiqen që të rrëzojnë Putinin nga pushteti

Presidenti amerikan Joe Biden është gati për të shkuar në Kiev pas tërheqjes së trupave ushtarake ruse në Lindje.

I pyetur nga mediet Biden u përgjigj pozitivisht. Deklaratat e Biden vijnë në një kohë kur Shtëpia e Bardhë po shqyrton rrethanat për dërgimin e një zyrtari të lartë në Kiev.

Kë do të dërgoni? A jeni gati të shkoni? Po ju personalisht?”– këtyre pyetjeve të njëpasnjëshme Presidenti amerikan iu përgjigj duke thënë “Po”, megjithëse nuk dha ende emrin e një zyrtari të menduar nga administrata e tij për t’u dërguar në Kiev.

Bota Joe Biden