Presidenti në ardhje Joe Biden u përlot teksa po bëhej gati për tu transferuar në Shtëpinë e Bardhë.
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur Mirror, i cili shkruan se në ato momente Biden kujtoi djalin e tij të ndjerë Beau, i cili humbi jetën nga një tumor në tru. Ai tha se Beau duhet që të ishte së bashku me ata në ato momente të rëndësishme. Biden gjithashtu tha se Delaware do të jetë gjithëmonë në zemrën e tij.
“Më falni për emocionet, por kur të vdes, Delaware do të shkruhet në zemrën time. Jam krenar, krenar, krenar, krenar që jam bir i Delaware dhe jam edhe më krenar që qëndroj këtu duke e bërë këtë për Major Beau Biden. Zonja dhe zotërinj, unë kam vetëm një keqardhje që ai nuk është këtu. Sepse ai duhet të jetë këtu. Ne duhet ta prezantojmë atë si president. Por, ne kemi mundësi të mëdha. Delaware’s na mësoi se gjithçka është e mundur në këtë vend, kështu që Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe Zoti i bekoftë trupat tona”, tha ai.
Kujtojmë se inagurimi i Joe Biden si president ptitet të mbahet ditën e nesërme në Washington.