Aktori 59-vjeçar, Johnny Depp do të kthehet në rolin e tij ikonik si kapiten Jack Sparrow, pesë vjet pas filmit të fundit, pavarësisht çështjes së tij të diskutueshme gjyqësore me ish-bashkëshorten Amber Heard.
Depp, i cili luajti në të pesë filmat e mëparshëm, është planifikuar për një xhirim provë në Mbretërinë e Bashkuar në shkurt, sipas një fletë thirrjeje të re nga produksioni. Burimet thanë se titulli i filmit të ri, i realizuar nga Disney, ishte “A Day At The Sea”.
Johnny do të kthehet si kapiten Jack Sparrow dhe është planifikuar të fillojë xhirimet në fillim të shkurtit në një vend sekret në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithçka është në fazat e hershme dhe ende nuk ka asnjë regjisor të lidhur me projektin.
Bruce Hendricks, i cili ka punuar në tre filmat e parë, është emëruar si Producenti Ekzekutiv në projektin e ri. Të gjitha detajet e tjera po mbahen sekret. I gjithë projekti është i mbuluar me fshehtësi dhe Disney dëshiron të mbajë gjithçka të fshehtë sa më mirë që mundet.
Aktori 59-vjeçar, bëri debutimin e tij si Sparrow në The Curse Of The Black Pearl në vitin 2003. Pesë filmat e parë fituan mbi 3.4 miliardë paund në mbarë botën dhe u raportua se Depp kishte arkëtuar rreth 200 milionë paund.
E ardhmja e tij në ekskluzivitet u vu në dyshim pasi ai humbi gjyqin për shpifje në nëntor 2020 pasi u etiketua si “dhunues grash” në një artikull rreth tij dhe ish-gruas së tij Amber Heard, nga e cila u nda në vitin 2016 pas një viti martesë. Ai vazhdoi ta padisë atë për shpifje në SHBA dhe fitoi pafajësinë në në qershor të këtij viti.
Tifozët e filmave dhe Depp filluan një peticion për ta rikthyer atë në kast me mbi 800,000 njerëz që e nënshkruan atë në një përpjekje për t’i bërë presion shefave për ta nënshkruar atë.