Bota23 Korrik 2022, 08:02

Johnson krah Zelenskyt: Do të kesh mbeshtetjen e Britanisë së Madhe edhe kur unë mos të jem kryeministër

Shkruar nga Pamfleti
Johnson krah Zelenskyt: Do të kesh mbeshtetjen e Britanisë së

Boris Johnson i ka siguruar mbështetjen e tij presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, edhe pse ai nuk do të jetë kryeministri i Britanisë së Madhe.

Johnson e ka siguruar Zelenskyn se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën nuk do të lëkundet, pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm.

Gjatë telefonatës së fundit, kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, ka përshëndetur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës.

Kryeministri përshëndeti njoftimin e sotëm të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB për të nxjerrë grurin nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi dhe për t’i dhënë fund bllokadës së Rusisë. Si kryeministri ashtu edhe presidenti Zelensky theksuan nevojën që marrëveshja të zbatohet plotësisht nga të gjitha palët”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënës të Downing Street, kanë njoftuar mediat se kryeministri britanik është i vendosur për të mbështetur popullin ukrainas në luftën kundër Rusisë.

“Presidenti Zelensky falënderoi kryeministrin për mbështetjen e tij të vendosur për Ukrainën dhe për fjalët e tij të mira në fjalimin e tij të fundit në Parlament. Ai tha se mbështetja ushtarake e ofruar nga Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët po bën një ndryshim të vërtetë në konflikt”, përfundon deklarata.

Bota #mbeshtetje per Ukrainen Johnson Ukrainë. Zelensky