
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë sa i takon nismës së prezantuar prej saj për të verifikuar stilin e jetesës me nivelin e të ardhurave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi është ndalur sërish te inceneratorët.
“Kryeministri i inceneratorëve u bën presion shqiptarëve nga banaqet e televizioneve, duke i kujtuar rrogat dhe makinat e popullit të thjeshtë. Ndërkohë, AM Co & Co me bashkëpronar Arben dhe Marika Përlala, me paga nga 250 €, është vetëm njëra nga kompanitë e përdorura nga Klodian Zoto, për të realizuar evazion fiskal duke fryrë kostot e punimeve të koncesonit të inceneratorëve, si dhe për përvetësimin e paligjshëm të TVSH. Vetëm kjo kompani me dy punojës ka faturuar skemën e inceneratorëve 9 milionë dollarë.
A vepron ligji kur evazionin dhe krimin financiar e kryejnë njerëz të strehuar nën ‘ombrellën’ e kryeministrisë?”, shkruan ajo në rrjetet sociale.