Aktualitet 7 Maj 2019, 18:32

“Ju kthye në engjëll mbrojtës”, kryehajduti i universiteteve falenderon Metën: Qëndrim shtetari

Shkruar nga Pamfleti
“Ju kthye në engjëll mbrojtës”, kryehajduti i

“Ju kthye në engjëll mbrojtës”, kryehajduti i universiteteve falenderon Metën: Qëndrim shtetari

Tre javë pasi u pezullua, rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni është rikthyer në detyre pasi Meta nuk e dekretoi shkarkimin e tij. Megjithëse ndaj rektorit u ngritën akuza të shuma për abuzimin me fondet e Universitetit të Tiranës, Meta nuk ka marrë parasysh asnjë nga këto akuza por e ka firmosur mosshkarkimin e tij pa ju dridhur dora.

Në një intervistë për Ora Neës, Koni është shprehur se e vlerëson Presidentin Meta, pasi ka mbajtur një qëndrim prej shtetari. Nga ana tjetër Koni u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me ministren e Arsimit, Besa Shahini.

“Unë kam qenë i pezulluar për tre javë dhe sot pas dekretit të presidentit unë vazhdoj të ushtroj kompetencat e rektorit të Universitetit të Tiranës”, tha Koni.

Vendimin e Metës si e ka quajtur një vendim të drejtë dhe e ka vlerësuar duke premtuar se

“Dekretin e presidentit dhe relacionin shpjegues të  tij e vlerësoj maksimalisht. Një qëndrim shtetari me përmasat e një politikani, i cili e ka treguar gjatë gjithë kohës së tij. Mbrojti dhe siguroi autonominë institucionale dhe garantoi lirinë akademike, të drejtat e fituara nga ana kushtetuese. Kështu që në emrin tim personal, të stafit akademik të studentëve të UT-së e vlerësoj maksimalisht. Nga ana tjetër e garantoj presidentin dhe gjithë strukturat e universitetet që do të punoj në përkushtueshmëri në zbatim të ligjit”, tha Koni.

Për sa i përket vendimit të ministres, Besa Shahini, Koni ka thënë së “Është minimale, ministrja nuk gjeti kohën për të më pritur, takuar ose përcjellë pretendimet e saj në lidhje me shkeljet e pretenduara nga ana e saj. Presidenti e gjeti kohën, më dëgjoi dhe vlerësoi dhe i paraqita dhe informacione të tjera të dokumentuara për të shpjeguar pretendimet e ministres në lidhje me kërkesën e saj”.

Rektori i ka qëndruar mendimit të tij të mëparshëm dhe e ka quajtur vendimin e ministres si politik. “Kjo është mëse e qartë, edhe nga analiza shteruese që ka bërë Presidenti kjo është një ndërhyrje e drejtëpërdrejtë në veprimtarinë e një institucioni të Rektorit të UT”.

Nryshe nga reagimet e mëparshme për ministren Shahini, Koni këtë herë ka kërkuar bashkëpunimin me të. “Unë jam i hapur dhe vazhdimisht për bashkëpunim. Nuk cënon asgjë në marrëdhënien e mia me ministren e Arsimit apo çdo strukturë tjetër për tu zhvilluar Universiteti i Tiranës. Marr përsipër që në çdo moment të jem i gatshëm për të bashkëpunuar, për ta çuar më tutje për ta thelluar reformën e arsimit të lartë dhe për ta ngritur aty ku i duhet Universitetin e Tiranës, bashkë me kolegët e mi”.

Aktualitet Ilir Meta Mynyr Koni universiteti i tiranes