“Ju vrasës fëmijësh…”/ Panik në Berlin, makina përplaset me murin rrethues të zyrave të Merkel
Një makinë është përplasur me murin rrethues të zyrave të kancelares Angela Merkel në Berlin, duke alarmuar policinë gjermane.
Mëngjesin e sotëm një automjet hyri me shpejtësi në gardhin para zyrave ndërsa fatmirësisht pati vetëm dëme materiale, raportojnë mediet vendase.
Mbi makinë shkruhej me shkronja të bardha: “Ju vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve” dhe në anën tjetër:- “Ndaloni politikën e globalizimit“.
Dje Kancelarja vendosi rregulla të reja shtrënguese dhe rekomandime për të luftuar koronavirusin në javët dhe muajt e ardhshëm. Për disa kohësh ka pasur protesta të dhunshme kundër politikës së qeverisë federale për masat që janë vendosur në luftën ndaj pandemisë.