Sport 6 Tetor 2022, 21:19

Junajtid bën detyrën në Qipro, Lacio nuk “ndez” në Austri, rrugën e rrjetës e gjen edhe një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Junajtid bën detyrën në Qipro, Lacio nuk “ndez”

Junajtid bën detyrën në Qipro, Lacio nuk “ndez” në Austri, rrugën e rrjetës e gjen edhe një shqiptar

Përfundojnë tetë sfidat e treta të grupeve të Ligës së Europës, të cilat u luajtën në oren 18:45, ku nuk munguan surprizat. Mançester Juanajtid triumfoi me rezultatin 2-3 në transfertë ndaj qipriotëve të Omonia Nikozias. Edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh, “Djajtë e Kuq”, arritën të përmbysnin gjithçka.

Tjetër paraqitje zhgënjyese për Kristiano Ronaldon, i cili nuk arriti të gjejë golin dhe shpërdoroi një rast të pastër në minutën e 78, duke goditur shtyllën një metër larg portës.

Ndërkohë në sfidat e tjera. Lacio nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Shtrum Gracit të Austrisë. Ekipit të Sarrit iu anulua një gol në minutën e 81, për shkak se ishte pozicion jashtë loje.

Vlen të theksohet se në sfidat e sotme rrugën e rrjetës e gjeti dhe mesfushori me origjinë shqiptare, Përparim Hetemaj, i cili është pjesë e HJK Helsinkit dhe shënoi në barazimin ndaj Ludogoretsit. Fitore të rëndësishme arritën edhe Crvena Zvezda, Real Sosiedad, PSV dhe Monako.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

1-Zyrih-PSV       1-5

2-Helsinki-Ludogorets                  1-1

3-Sherif-Tiraspol-Real Sociedad              0-2

4- Malmo-Unioni i Berlinit            0-1

5- Omonia Nikozia-Mançester Junajtid                  2-3

6-Shturm Grac-Lacio           0-0

7-Crvena Zvezda-Ferencvarosh         4-1

8-Monako-Trabzonspor         3-1

 

Sport Lacio Liga e Europës Mançester Junajtid