Sport 8 Shtator 2022, 18:41

Jurgen Klop pranë shkarkimit nga Liverpuli, pas disfatës së thellë në Napoli? Ja si përgjigjet trajneri gjerman i “The Reds”

Shkruar nga Pamfleti
Jurgen Klop pranë shkarkimit nga Liverpuli, pas disfatës së

Jurgen Klop pranë shkarkimit nga Liverpuli, pas disfatës së thellë në Napoli? Ja si përgjigjet trajneri gjerman i “The Reds”

Humbja e rëndë e Liverpulit në Napoli, në një ndeshje ku skuadra angleze u nënshtrua 4-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ka detyruar Jurgen Klopin t’u kërkojë falje tifozëve të tij dhe të marrë përgjegjësinë për disfatën.

“Ishte një natë shumë zhgënjyese, kështu që më duhet t’u kërkoj falje tifozëve. Problemet që kishim ishin të dukshme. E para është se Napoli luajti një ndeshje vërtetë të mirë dhe ne luajtëm keq. Ishte e vështirë të pranohej, por jo aq e vështirë të shpjegohej”, pranoi trajneri gjerman pas ndeshjes.

“Pse luajtëm kaq keq? Nuk mund të anashkalojmë fillimin e keq dhe dy penalltitë, por nuk luajtëm mjaftueshëm mirë. Pyetja është pse djemtë nuk luajtën një ndeshje të mirë. Pra, është detyra ime ta zgjidh, është përgjegjësia ime”, pranon Klop.

Tekniku gjerman u pyet për mundësinë e shkarkimit, duke iu referuar edhe asaj që u ndodhi Tomas Tuhelit të Çelsit.

“Jo, me të vërtetë nuk besoj se do të ndodhë, por kush e di? Ka lloje të ndryshme pronarësh. Pronarët tanë janë mjaft të qetë dhe presin që unë ta zgjidh situatën. Kështu e kanë parë gjithmonë dhe ditën që do të ndryshojnë mendje, do ma thonë”.

Lidhur me zgjidhjet e mundshme për krizën e lojës së Liverpoolit, trajneri gjerman theksoi:

“Është puna që duhet të bëjmë. Nuk është se duhet të shpikim një lloj të ri futbolli, duhet të përmirësohemi. Më duhet kohë për të thënë gjërat e duhura, sepse, për momentin, nuk është gjithçka 100% e qartë”.

 

Sport humbja me Liverpulin Jurgen Klop trajneri i Liverpulit