alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Juventus, ngjallen hijet e Serisë B dhe heqja e titujve, ja arsyet

30/11/2021, 16:07
ne Sport
A A
Juventus, ngjallen hijet e Serisë B dhe heqja e titujve, ja arsyet

Juventus, ngjallen hijet e Serisë B dhe heqja e titujve, ja arsyet

Jo vetëm plusvalenca! Hetimi “Prisma” që përfshin Juventusin vazhdon të zgjerohet, duke kaluar edhe te pjesa e menaxherëve të futbollistëve. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, hetuesit po punojnë edhe mbi “punët e bëra nga disa agjentë të përfshirë në disa ndërmjetësime të akordeve të ndryshme”, siç lexohet në komunikatën zyrtare të ditës së premte, të Prokurorisë së Torinos.


-Lexo edhe:

Datat, ora dhe stadiumi, FSHF-ja përcakton axhendën e javës së Parë të Superiores

“Real Madridi, maja e futbollit”, Ancelotti merr vendimin e rëndësishëm për karrierën: Kjo është aventura ime e fundit!

Kjo do të thotë se Juventusi mund të ketë lëshuar edhe disa mandate të rreme, për disa operacione. Sipas akuzës dhe përgjimeve të bëra, ka dyshime të mëdha se disa menaxherë janë paguar edhe për disa operacione merkatoje inekzistente dhe mbi të gjitha që Juventusi ka përdorur mediatorë apo menaxherë “të besuar” për këto lëvizje.

Mes menaxherëve në librin e pagës së bardhezinjve spikasin emrat e Zhorzh Mendeshit dhe Mino Raiolës. I përfshirë edhe Kristiano Ronaldo, i cili citohet në dekretin e mësymjes për një “letër private, e cila nuk duhet të dalë”, ku sqarohen raportet ekonomike mes Juventusit dhe ish-sulmuesit portugez, të cilin “Guardia di Finanza” ka marrë si detyrë nga Prokuroria e Torinos për ta kërkuar dhe për ta rikuperuar, pas kontrolleve në selinë bardhezi.

Mino Raiola, ndërkohë, që vetëm për operacionin e transferimit të Matajs de Ligtit nga Ajaksi te Juventusi, ka futur në xhep 10.5 milionë euro si “ndere strukturore”, ka përfunduar mbi lupën e hetuesve, sidomos për transferimin e Franko Tongias, i përfshirë në një operacion shkëmbimi me klubin francez të Marsejës, të cilin Prokuroria e quan “transferim pasqyrë”, duke qenë se nuk ka pasur asnjë lëvizje parash mbi tratativën në fjalë.

Juventusi nga ana e tij, i cili të dielën është shprehur se është i hapur për të vënë në dispozicion të prokurorisë dhe shtetit çdo lloj faktesh për hetimin, nuk dihet se sa i qetë mund të jetë në vazhdim, duke parë se hetimi në fjalë po thellohet dita-ditës.

Kërcënon Codacons

Lidhur me reagimet e vazhdueshme ndaj hetimit të hapur kundër klubit bardhezi, Marko Donzeli, njëri prej presidentëve të CODACONS (Koordinatorja e shoqatave për mbrojtjen e ambientit dhe të drejtave të konsumatorëve), ka kërkuar zyrtarisht dje me anë të një letre zyrtare, zbritjen e Juventusit në Serinë B dhe heqjen e titujve kampion të fituar në vitet e plusvalencave fiktive, në rast se krimi ekonomik konfirmohet me fakte.

Operacioni nën vëzhgim prek shumën totale prej 282 milion eurosh, me të cilat janë fryrë bilancet e skuadrës bardhezi, pas lëvizjes së parave të hetuara nga fundbuxheti në vitet 2019-2021.

Ai që ka vënë fytyrën, ka qenë Marko Donzeli, i cili ka komentuar:

“Po flasim për një akuzë shumë të rëndë, dhe Juventusi, i cili ka dominuar në Itali në vitet e fundit, gjithmonë, nëse krimi konfirmon se bardhezinjtë janë avantazhuar në mënyrë të paligjshme kundrejt klubeve të tjera kundërshtare, atëherë kjo gjë ka falsuar kampionatet e mëparshme të futbollit, përfshirë këtu edhe fitimin e titujve kampionë të Juventusit.

Prandaj, në mbrojtje të tifozëve të futbollit, kemi vendosur të prezantojmë një kërkesë në zyrat e ‘Antitrust’ (Shoqata legjislative për mbrojtjen kundër monopoleve), duke kërkuar zbritjen në Serinë B të Juventusit, por në të njëjtën kohë edhe anulimin e titujve të fituar, për periudhën e hetimit, falë lëvizjeve joligjore të shumave të parave”./Panorama Sport

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Datat, ora dhe stadiumi, FSHF-ja përcakton axhendën e javës së Parë të Superiores
Sport

Datat, ora dhe stadiumi, FSHF-ja përcakton axhendën e javës së Parë të Superiores

13/08/2022, 17:28
"Real Madridi, maja e futbollit", Ancelotti merr vendimin e rëndësishëm për karrierën: Kjo është aventura ime e fundit!
Sport

“Real Madridi, maja e futbollit”, Ancelotti merr vendimin e rëndësishëm për karrierën: Kjo është aventura ime e fundit!

13/08/2022, 12:45
Kishte planifikuar ta shihte ndeshjen e ekipit të tij në stadium, Shaqiri i bën surprizën e madhe tifozit që po lufton me kancerin (Video)
Sport

Kishte planifikuar ta shihte ndeshjen e ekipit të tij në stadium, Shaqiri i bën surprizën e madhe tifozit që po lufton me kancerin (Video)

11/08/2022, 21:21
Akuzohet për përdhunin, kampionin e Botës mund ta shpëtojnë shokët e skuadrës, 5 lojtarë të Sitit do të dëshmojnë në gjyqin e Mendi
Sport

Akuzohet për përdhunin, kampionin e Botës mund ta shpëtojnë shokët e skuadrës, 5 lojtarë të Sitit do të dëshmojnë në gjyqin e Mendi

11/08/2022, 20:58
“Gjithçka ose asgjë”, tërbimet e Aubamejang në një dosje të ndaluar, Arteta ishte gati për çdo gjë
Sport

“Gjithçka ose asgjë”, tërbimet e Aubamejang në një dosje të ndaluar, Arteta ishte gati për çdo gjë

11/08/2022, 20:36
Maroku ndërpret kontratën me trajnerin e kombëtares, 70-vjeçari njeriu më i pafat që ekziston, hera e tretë që i ndodh!
Sport

Maroku ndërpret kontratën me trajnerin e kombëtares, 70-vjeçari njeriu më i pafat që ekziston, hera e tretë që i ndodh!

11/08/2022, 20:10
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Tragjedi në Selanik, 16-vjeçarja gjendet e varur nga familjarët

Tragjedi në Selanik, 16-vjeçarja gjendet e varur nga prindërit në banesë

Kriza e emigrantëve, BE-ja me sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Bie numri i infektimeve me Covid-19, 564 raste të reja dhe një humbje jete

13/08/2022, 17:37

Policia zbulon dinamikën e masakrës në Cetinjë, autori u qëllua edhe nga efektivët; telefonata e dytë që bëri pas vrasjeve të shumta

13/08/2022, 17:34
Datat, ora dhe stadiumi, FSHF-ja përcakton axhendën e javës së Parë të Superiores

Datat, ora dhe stadiumi, FSHF-ja përcakton axhendën e javës së Parë të Superiores

13/08/2022, 17:28

Shfaqja 388-vjeçare që vazhdon të jepet edhe sot

13/08/2022, 17:01

Gruri nga Ukraina erdhi në Durrës, por inflacioni do të vijojë; çmimi i bukës nuk do të ulet

13/08/2022, 16:51

Shtator i nxehtë për Metën e Berishën/ Alibeaj mesazh për t’u ndarë nga e shkuara komuniste, mobilizon demokratët në bazë

13/08/2022, 16:34
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In