Përfundon ndeshja e javës së 16 të Serisë A. Juevntusi ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 skauadrën e Xhenoas, duke i zhytur këta të fundit gjithnjë e më shumë drejt zonës së ftohtë.
Kjo ishte java e golave direkt nga goditjet e këndit… Pas Hakan Çalhanoglu në “Olimpico” përballë Romës, radha është e Huan Kudadrados.
E ndërsa turku ishte edhe me fat, pasi i kaloi topi portierit mes këmbëve dhe dy lojtarët e shtyllës së parë u larguan, kolumbiani ka bërë një goditje fenomenale këndi, me topin që shkoi në shtyllën e dytë duke befasuar portierin Sirigu.
Pas golit të Kuadrados në pjesën e parë në goditje këndi dhe shumë rasteve të shpërdoruara nga bardhezinjtë me Morata, Kulusevski, De Ligt, por edhe vetë Dibala, argjentinasi gjeti një gol të bukur disa minuta nga fundi, duke vulosur fitoren e dytë radhazi, pas asaj ndaj Salernitana…
?️[#Juventus] El gol de #Dybala en la victoria parcial 2-0 ante el Genoa ?pic.twitter.com/amHCE1hyNU
— Data Invicta?️⚽ (@DataInvicta) December 5, 2021
Klubi nga Torino shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e pestë, Xhenoa renditet në vendet e fundit.